Futboll

Drita mbizotëron në pjesë të parë, një gol i anuluar dhe një shtyllë e qëlluar

Drita ka mbizotëruar në pjesën e parë të lojës në kryendeshjen Ballkani – Drita, në të cilën pjesëloja e parë u mbyll pa gola.

Dritës iu anulua një gol që në minutën e gjashtë të Blerim Krasniqit pasi është shikuar VAR, ku u pa se sulmuesi i Dritës luajti me dorë.

Në minutën e 25 Drita e pati një rast shumë të mirë shënimi, kur pas një harkimi nga e djathta e Besnik Krasniqit, Mesa qëlloi shtyllën e majtë, pastaj në topin e dëbuar provuan edhe Dabiqaj e Ouvuka, por topi u bllokua.

Ballkani rastin më të mirë e pati në minutën 30, kur Kryeziu shpërtheu nga e majta, por gjuajtjen e tij e priti Maloku. Një minutë më pas rast shumë të mirë pati Ajzeraj që gjuajti nga një pozitë ballore, por gjuajtja e tij u dëbua nga mbrojtja e Ballkanit./kryelajmi.com/.

You Might Also Like