FC Drita e ka konfirmuar marrëveshjen për transferimin e sulmuesit Betim Haxhimusa deri në vitin 2021.
Sulmuesi ferizajas ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, derisa gjatë ditës së mërkurë është prezantuar me fanelën bardh e kaltër, shkruan Gazetasheshi.com.
Ardhja e Haxhimusës te Drita pritet ta shtojë konkurencën e repartit sulmues te kjo skuadër, e cila në edicionin e kaluar kishte sulmin më të mirë në kampionat.
Haxhimusa vjen te Drita pas aventurës tre vjeçare te rivali lokal Gjilani.