Futboll

Drita njihet me humbjen në fushë të vet

Drita është treguar shumë e ngathtë në këtë ndeshje, duke mos krijuar asnjë rast të mirë shënimi, derisa mysafirët nga Mitrovica në dy kundërsulme të shpejta ia kanë dalë të shënojnë dy herë.

Fillimisht pas një kundërsulmi të shpejtë, Darvish i mitrovicasve ka shërbyer Ademin, i cili nga një pozitë ballore ka arritur që të mposht Rexhepin për 0:1.

Drita u sul për të barazuar, por pa krijuar ndonjë rast të mirë shënimi dhe kur gjyqtari kishte dhënë dy minuta shtesë të pjesëlojës së parë, pas një kundërsulmi të shpejtë mysafirët kanë shënuar edhe golin e dytë, kësaj radhe nëpërmjet këmbëshpejtit Shala.

Pjesëloja e parë u përmbyll me rezultat 0:2.

Kryetrajneri i Dritës Ardijan Nuhiji ka bërë disa zëvendësime në pjëslojën e dytë, duke mëtuar lojë më sulmuese dhe kjo bëri që të shtohej presioni tek mbrojtja e Trepçës ’89, mirëpo mitrovicasit arritën mirë të rezistojnë. Ata u mposhtën vetëm një herë, nga Kastriot Rexha, i cili me një gjysmë volej arriti të qëllojë këndin e poshtëm të djathtë të portierit mysafir dhe ngushtoi rezultatin në 1:2.

Kjo ishte e tërë çfarë bëri ekipi vendas, ngase më gola nuk pati dhe kjo ishte humbja e dytë e Dritës në këtë kampionat.

You Might Also Like