Futboll

Drita shënon fitoren e parë në udhëtim

Drita ka shënuar fitoren e parë si mysafire në këtë kampionat, duke e mundur me rezultat 1:0 Malishevën, që është inkuadruar këtë vit në Superligën e Kosovës në Futboll.

Edhe kësaj here golashënues për Dritën ishte Ardit Tahiri, që sivjet mbetet golashënuesi i vetëm i ekipit bardh e kaltër.

Pas shumë rasteve të huqura nga të dy palët, shtyllave të qëlluara e cka jo tjetër, goli i vetëm erdhi në minutën 84, kur pas një tollovie të krijuar në brendi të zonës, zëvendësuesi Ardit Tahiri pas dy tentimeve ia doli që të shënëojë. Deri te goli u prit që fjalën e tij ta thotë edhe VAR-i, i cili bëri me dije se topi kishte kaluar vijën e portës.

Në fund, Malisheva – Drita 0:1 (0:0)

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Hoti, Stullcaku, Bruqi, Pira, Bnishi, Hyseni, Vitija, Xhaka, Pefqeli. Kryetrajner: Arsim Thaqi.

Drita: Maloku, Limani, Broja, Cuculi, Muja, Jashari, Blakcori, Balde, Fazliu, Simonvski, Kryeziu. Kryetrajner: Ardian Nuhiu.

Gjyqtarët: Visar Kastrati, Besnik Morina, Elvis Bicaj, Isak Ceroviku, Alban Shala (VAR)

Stadiumi: “Liman Gegaj”, Malishevë

You Might Also Like