Futboll

Drita shijon fitoren e parë në këtë kampionat

Drita ka arritur fitoren e parë në kampionat, ku ka mposhtur Dukagjinin me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Marko Simonovski.

Ekipi kaltër e bardhë nga Gjilani gjatë tërë ndeshjes ka qenë ekip më i mirë, por përkundër rasteve të shumta ia ka dalë që të shënojë vetëm njëherë edhe atë në minutën  58, kur pas një aksioni të ndërtuar mirë, nga e djathta ka harkuar në brendi, ku më së miri u gjet veriomaqedonasi Marko Simonovski që nga afërsia futi topin në rrjetë.

Drita tashti ka një barazim dhe një fitore, kurse në ndeshjen e radhës do të luajë kryendeshjen me Prishtinën, e cila do të zhvillohet në kryeqendër./kryelajmi.com/

Përbërjet:

Drita: Maloku, Krasniqi, Limani, Vitija, Blakqori, Broja, Namani, Baftiu, Kryeziu, Selmani, Simonovski. Kryetrajner: Ardijan Nuhiu

Dukagjini: Haxhihamza; Dallku, Basriu, Syla, Shala; Hugo, Qerimi, Ahmeti; Zylfiu, Januzi, Merlaku. Kryetrajner: Armend Dallku

You Might Also Like