Futboll

Drita shijon humbjen e parë

 Drita nuk e ka përsëritur suksesin e javës së kaluar, kur si mysafire kishte mposhtur Prishtinën, ngase një javë më pas ekipi bardh e kaltër është mposhtur në ballafaqim me Besën e Pejës me rezultat 0:2.

Drita për herë të parë ka pësuar në minutën 14, kur Altin Merlaku kaloi Besën në epërsi pas gabimit të kapitenit të Dritës, Ardian Limani. Më pas lojtarët e Dritës u përpoqën, por nuk ia dolën që të barazojnë rezultatin e në minutën 56, gjilanasit kanë pësuar edhe një herë kur zëvendësuesi Liridon Balaj realizoi golin e dytë për Besën.

Me gjithë dominimin e plotë të lojtarëve të Dritës, më pas nuk pati ndryshime në rezultat dhe Drita shijoi humbjen e parë në këtë kampionat.

You Might Also Like