Futboll

Dritës i lëndohet kapiteni

Drita ka përfunduar qëndrimin në Durrës, atje ku po qëndronte prej ditësh para udhëtiit drejt Polonisë, me ç’rast të enjten më 24 shtator do të përballet me Legian e Varshavës, shkruan Gazetasheshi.com.

Para këtij dueli, kapiteni i kësaj skuadre, Ardian Limani, ka pësuar një lëndim dhe është në dyshim për takimin e së enjtes.

Informacionin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e klubit.

Njoftimi i klubit:

Klubi jone sonte ka mbyllur diten e katert te pergaditjeve para nisjes per ne Varshave te Polonise.

Ekipi neser do te udhetoje e kompletuar nga Tirana dhe ne forme te mire fizike, ne perjashtim te kapitenit Ard Limani i cili stervitjen e fundit mori nje lendim te lehte dhe do te vendoset ne stervitjen e fundit ne Varshave se a do te jete i gatshem per ndeshje.

Klubi falenderon shume presidentin e ekipit te Skenderbeut dhe Tropikal Resort z. Ardian Takaj per kushtet e ofruara per pune dhe per korrektesin“.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like