Futboll

Dy ekipe gjilanase, Drita dhe Gjilani sivjet do të luajnë në UEFA Conference League

Nga Kosova sivjet katër ekipe do të luajnë në futbollin ndërkombëtar evropian, një ekip në kualifikimet për Champions League, dhe tri të tjera në UEFA Conference League e që qysh tashti është e sigurt se dy ekipet nga Gjilani, FC Drita dhe SC Gjilani kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë garë që është e treta për kah rëndësia në Evropë. Kosova do të përfaqësohet edhe nga një ekip tjetër në këtë garë dhe kjo do të dihet pasi të përfundojë Kupa e Kosovës, ku në finale do të përballen Gjilani dhe Prishtina dhe si duket këtë vend do t’a zë Dukagjini, ngase deri më tashti ekipi i Prishtinë nuk është licencuar për pjesëmarrje në garat evropiane, gjë për të cilën kryeqytetasit kanë paralajmëruar ankesë.

Drita është ekipi kosovar që më së tepërmi ka rritur të jetë pjesëmarrës në garat evropiane dhe ka grumbulluar më së shumti pikë nga të gjitha ekipet tjera, derisa edhe Gjilani tashmë ka përvojë në këto gara, ngase dy herë ka marrë pjesë në garat evropiane, një herë në parakualfikimet për Europa UEFA League dhe një herë tjetër prë Europa Conference League./kryelajmi.com/.

You Might Also Like