Dy kompani shqiptare “GMBH-Kroni” e “SAS Meri Lyon” nënshkruajn marrëveshje bashkpunimi
Punëtorët kosovarë në diasporë nuk janë vetëm punëtorë të krahut, ata kanë shtrirë bizneset e tyre me përmasa evropiane e botërore, duke na bërë krenar me punën e tyre të suksesshme në jetën e biznesit.
Dy afaristët gjilanas, Jahja Salihu i cili jeton e vepron në Francë, dhe Ilmi Mustafa i cili ka shtrirë biznesin e tij në shtetin e Gjermanisë – çdo ditë e më tepër po dëshmojnë kualitetin dhe seriozitetin e tyre me punë profesionale.
Ilmi Mustafa njeriu kryesor i kompanisë “GMBH-Kroni” në qytetin Schluchtern, dhe i cili numëron mbi 170 punëtorë, tani e një kohë të gjatë
ka bërë emër në shtetin Gjerman me punën e tyre për fasada të ndërtesave të ulëta e të larta.
“Tani e 22 vite kemi filluar me kompanin tonë “GMBH-Kroni”, kemi filluar nga zero, si çdo kompani fillestare kemi pasur vështërsit tona por edhe sukseset tona, ky është rrugëtim i çdo biznesi. Ne tani pas
22 vitesh kemi arritur të kemi mbi 170 punëtorë në mesin tone, kemi kryesisht punëtor shqiptarë por edhe të gjitha nacionaliteteve. Punët tona të cilat i kryejmë janë fasadimet e ndërtesave të larta e të ulëta, për punët të cilat gjerë më tani i kemi kryer jemi shumë të kënaqur por edhe klientet tanë janë shumë të kënaqur me atë se qka ofrojmë, ku jemi shpërblyer edhe me mirënjohje e falenderime të ndryshme”.
Ilmi Mustafa thekson se para pak kohe ka nënshkruar marrveshje me komapninë “SAS Meri Lyon”, e cila vepron në Francë nën drejtimin e menaxherit Jahja Salihu.
“Po është shumë e vërtetë që kemi nënshkruar një marrëveshje me këtë komapni dhe jam shumë i kënaqur për këtë marrëveshje. Kjo komapni është shumë serioze dhe ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmën të punojmë për të mirën e dy kompanive”.
Menagjeri i “SAS Meri Lyon”, Jahja Salihu i cili kryesisht kryen punë të mbrendshme të banesave të larta e të ulëta, ka theksuar se do të jetë një bashkpunim i fort me plot suksese në mes dy kompanive.
“Eshtë nder i veqant të bashkëpunosh me z.Ilmi Musatafën dhe me kompanin “MBH Kroni”, të cilët tani janë të dëshmuar në tregun e Gjermanisë e më gjerë. Do të jetë një bashkëpunim i sinqertë, është një
kompani gjigante e kualitetit të lartë, ky bashkpunim do të jetë edhe në të ardhmën për të dëshmuar punën tonë respektin ndaj njeri-tjetrit”.
“GMBH-Kroni” dhe “SAS Meri Lyon”, kompani nga regjioni i Anamoravës, janë shembull edhe për shumë biznese tjera shqiptare sesi duhet bashkpunuar dhe arritur në majet e bizneseve evropiane. Këto dy kompani na bëjnë krenar me të arriturat e tyre.