Dy lojtarë të Gjilanit kanë kaluar te Drita dhe që të dy zyrtarisht janë prezantuar te klubi bardh e kaltër. Zgjim Mustafa, lojtar i deridjeshëm i Gjilanit ka vënë firmën e tij në dokumentin e ofruar nga ekipi bardh e kaltër, kontratë kjo dyvjeçare.
Ditë më parë nga Gjilani te Drita kishte kaluar edhe sulmuesi tjetër Betim Haxhimusa.