Futboll

Olti Mehmeti nënshkruan me Prishtinën

Futbollisti i ri i deridjeshëm i FC Drita Olti Mehmeti,  ka nënshkruar për FC Prishtina. Ky lojtar është prezantuar sot te klubi kryeqytetas, së bashku me  futbollistët e talentuar Gentris Leci dhe Ernis Topalli.

 

Pas nënshkrimit me Prishtinën, Olti Mehmeti, ka theksuar:

 

“Sa i përket aspektit personal, unë Prishtinën e shoh si një klub i cili do të më ndihmojë shumë në arritjen e synimeve të mia, që një ditë të luaj në futbollin evropian.

E falënderoj klubin për besimin e dhënë dhe do të jap maksimumin për fanellën e Prishtinës, që të arrijmë bashkë synimet e klubit dhe ti bëjmë krenar tifozët e flaktë të klubit tonë, Plisat”.

 

 

You Might Also Like