Mbrojtësi Arbër Prekazi dhe sulmuesi Mevlan Zeka nuk janë më pjesë e skuadrës së Gjilanit.
Prekazi nëpërmjet një postimi në Facebook të martën, ka falënderuar klubin dhe tifozët për dy vitet e kaluara te Gjilani. Ai ka thënë se së shpejti, do të bëjë të ditur ekipin e ri, të cilit do t’i bashkohet për edicionin 2023/24.
Prekazi në verën e vitit 2021 iu bashkua Gjilanit, ekip për të cilin regjistroi mbi 60 paraqitje në të gjitha garat.
Ai karrierë në Kosovë, ka bërë edhe te Ballkani, Feronikeli, Besa e Hajvalia.
Postim të ngjashëm ka bërë edhe sulmuesi Zeka. Ai në Facebook ka falënderuar të gjithë tifozët dhe drejtuesit e Gjilanit.
Prekazi e Zeka janë vetëm disa prej lojtarëve që ditët e fundit kanë marrë vendim të largohen nga Gjilani.