KRONIKË E ZEZË

Edhe një i arrestuar si i dyshuar për vrasje

Gjilan, 21 Janar 2022 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se ka ndaluar edhe një person, me inicialet L.J., pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e cila ka ndodhur më 12 Shtator 2021, në Gjilan, ku me armë zjarri është privuar nga jeta tani i ndjeri B.V.

 

Ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Për këtë rast, me kërkesë të prokurorisë, të pandehurit F.O., G.B. dhe I.V., gjenden nën masën e paraburgimit.

 

You Might Also Like