Gjilan

Edhe sot numër i madh i vdekjeve nga covid19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 26 viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 383  raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115.657.

Njoftimi i MSH’së

31 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës.

Deri më sot 276.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 11.472 testime, 1.383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115.657.

Në total numri i rasteve aktive është 26.886.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

You Might Also Like