Futboll

Elton Perreira Gomez – Calé dënohet me dy ndeshje moslojë

Gjilani ka humbur në fundjavë nga Ferizaj me rezultat 2-0. Por pas kësaj humbje, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka humbur edhe brazilianin Elton Calé, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 58-të.

Kësisoj mesfushori brazilian është dënuar me dy ndeshje mos lojë pasi kartoni i kuq ishte direkt.

Calë do t’i mungojë Gjilanit ndaj Malishevës në udhëtim dhe Drenicës në shtëpi, derisa do të rikthehet në fushë në sfidën ndaj Trepçës ’89.

“Lojtari i SC ” Gjilani” , Elton Pereira Gomez nr fanelle 11 dhe nr id 024457M88. Në min 58 pas një ndërhyrje ndaj lojtarit kundërshtar që ka rrezikuar shëndetin e tij ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Gjilani. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

You Might Also Like