Sportet luftarake

Endrit Jerliu ndalet një hap larg medaljes në Kupën e Botës

Boksieri gjilanas Endrit Jerliu nuk ka arritur të sigurojë një medalje në Kupën e Botës U18, e cila po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Në ndeshjen për medalje, Jerliu u përball me boksierin e talentuar rus, Vartanov Vladislav. Gjatë tre raundeve, Jerliu tregoi një performancë të jashtëzakonshme, duke dëshmuar se është një talent premtues në boksin ndërkombëtar. Megjithatë, në fund, boksieri rus arriti të triumfojë me rezultat të ngushtë, duke i mohuar Jerliut medaljen e bronztë.

Pas kësaj sfide, trajneri i tij, Nazim Halili, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e boksierit të ri gjilanas:

“Endriti bëri një paraqitje fenomenale, por përballë kishte një nga boksierët më të talentuar të Rusisë, Vartanovin. Ai tregoi luftë të pakompromis, por fati kësaj radhe nuk ishte në anën e tij. Jam i bindur se shumë shpejt Endriti do t’i sjellë Kosovës një medalje ndërkombëtare.” T

rajneri Halili theksoi gjithashtu se është krenar jo vetëm për Jerliun, por për të gjithë boksierët e KB Drita, të cilët vazhdojnë të përfaqësojnë denjësisht klubin dhe Kosovën në garat ndërkombëtare, pavarësisht vështirësive financiare.

Në këtë turne prestigjioz morën pjesë 221 boksierë nga 21 shtete të ndryshme, duke e bërë konkurrencën tepër të fortë.

You Might Also Like