ARSIMI

Erletë Halimi ka fituar bursë për studime master në City College, International Faculty of Sheffield në Selanik të Greqisë

Studentja e Fakulteti Ekonomik, drejtimi Banka Financa dhe Kontabilitet Erletë Halimi, e cila diplomoi këtë vit me notë mesatare 9.63, në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, ka fituar bursë për studime master në City College, International Faculty of Sheffield në Selanik të Greqisë.

Bursa që Erleta ka fituar është full scholarship, në drejtimin  Finance and Risk Management.

Duke u ndier e lumtur për suksesin e arritur, Erleta  thotë se njohuritë e para në përgjithësi për Ekonominë i ka marr në UKZ.

“Universiteti ‘’Kadri Zeka’’ është vendi ku kam fituar njohuritë dhe përvojat e para për ekonominë, andaj i falënderohem përkushtimit të disa profesorëve, të cilët bëjnë një punë të mrekullueshme dhe u ofrojnë gatishmëri studentëve për t’u avancuar edhe më tutje në profesion”, shprehet Erleta.

Ndryshe, Studentja Erleta Halimi, gjatë studimeve bachelor në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, ka qenë bursiste për performancë të lartë dhe po ashtu ka qenë përfituese e programit Erasmus Mundus  exhchange për një vit akademik në Universitetin Ekonomik të Katovicës, ku ka përfunduar mobilitetin me arritje të lartë, me notë mesatare  9.8.

You Might Also Like