Futboll

Erlis Xhemajli sigurt po marshon rrugës së babait, Veton Xhemajlit

Erlis Xhemajli është një tjetër talent që po rritet te Gjilani dhe çdo ndeshje e më shumë po merr minuta nga trajneri Gentjan Mezani, duke shfaqur ndeshje shumë të mira.

20-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit defensivë dhe qendërmbrojtësit, derisa pati paraqitje shumë të mirë në fundjavë përballë Prishtinës duke fituar disa duele.

Mesfushori defensivë është djali i legjendës së Gjilanit, Veton Xhemajli dhe duket se ai është në rrugë të mirë për të bërë një karrierë edhe më të madhe se sa kishte babai i tij i cili ishte një nga futbollistët më të mirë në Kosovë para dhe pas luftës.

Babai i tij Veton Xhemajli karrierën e kishte nisur si qendërsulmues, për të kaluar më kaluar më pas në rolin e mbrojtësit të djathtë.

You Might Also Like