Axha Bejtë ashtu siç e thërrisnin vendasit ishte i lindur më 26 maj 1950 në Përlepnicë, shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitin 1965, ndërsa shkollën e mesme normale e filloi më 1966 dhe e kreu në vitin shkollor 1971 në Gjilan!
Mësuesi Bejtullah, vazhdoi shkollimin në Shkollën e Lartë komerciale në Pejë ku edhe diplomoi!
Në fillim s’i mësueses punoi në shkollën fillore të Novobërdës -Artanës !
Më pastaj, në shkollën fillore në Koretin !
Ndërkohë mësuesi Bejtullah Ahmet Ramadani ,pranohet mësues në shkollën e vendlindjes në Përlepnicë, ku në këtë shkollë punoi një vit!
Pas ishte kualifikuar për ekonomist në shkollë të lartë, konkurron në administratën komunale për inspektor të tregut dhe pranohet më 01.01.1982!
Punën e inspektorit e kreu derisa u futën masat e dhunëshme në Kosovë dhe në administratën Komunae në Gjilan në vitin 1990 ku mësuesin e largojnë nga puna !
Pas përfundimit të luftës në administratën e re komunale Bejtullahu, tani pranohet në vendin e punës, zyrtar kryesor për furnizimin e administratës komunale në Gjilan !
Nga kjo pozitë pastaj kalon në pozitën e inspektorit të tregut nga viti 2009,këte detyre si inspektor e kreu derisa doli në pension në vitin 2015!
Ajo që e karakterizonte mësuesin Bejtullah Ahmet Ramadani ishte qëndrimi, parimet, gjërat i thoshte troç, pa ekuivoke dhe shumë i drejtpërdrejt!
Të punosh si inspektor tregu apo zytërtar kryesor për furnizim të administratës komunale dhe asnjë biznes, asnjë qytetar mos mund ta thënë një fjalë për mos respektim ligji ,apo keqpërdorim të detyrës zyrtare, ky ishte Bejtullah Ramadani!
Mësuesi Bejtullah ,ç’doherë ishte i përpikët në punë ,i sakët dhe shumë i kjartë në komunikim me palët!
Vendimet i kishte të prera ,fjalë pak dhe i shkurtër në diskutime !
Vlen të theksohet ,ishte njëri ndër inspektorët të rrallë me përpilimin e procesverbalet kishte një një bukurëshkrim të paparë!
Por ,ajo që e dalloi Bejtullahun nga të tjerët ishte i pakorruptuar, s’kishte para që e korruptonte ,edhe kur jetoi me një pension prej 100 €,por,përveq pagës asnjë të hyrë në jetë nuk e kishte!
Mësuesi , këtë titull më me andje e ka dëshirë ta dëgjojë , sot ka një familje të shkolluar dhe edukuar dy vajzat dhe një djal me përgatitje superiore!
Bejtullah Ahmet Rama ishte inspektori i parë ,i tregut nga Përlepnica!
Varrimi i Mësuesit Bejtë bëhet të Premten me datë 26.01.2024 me namazin e Ikindisë në varrezat e Përlepnices!
Ngushëllime familjes Ramadani!