Viti

EVSB ka vlersuar situatën e sigurisë në komunën e Vitisë të qetë dhe stabile

Në Viti është mbajtur një takim i përbashkët me përfaqsues të grupeve të Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi(EVSB),organizuar nga Policia e Kosovës(PK),Stacioni Policorë në Viti.Zv.Komandanti i Stacionit Policor në Viti,z.Fatos Latifi, pasi përshëndeti të pranishmit ndër të t’jera se EVSB e Vitisë, ka pasur një rol tê veqant dhe shumë të rëndësishëm, roli i juaj ka qen në nivel të duhur. Andaj dhe është kërkuar nga ne, që të kemi takime më të shpeshta me EVSB-në.

Duke folur rreth situatës së sigurisë në komunën e Vitisë, me që rast Zv.Komandanti Latifi, tha se kemi bër punë të mira, kur bëjmë krahasimin me 6 mujorin e vitit të kaluar,gjendja e siguris del të jet më e mirë se gjatë periudhës së 6 mujorit të kaluar.

“Janë zvogluar aksidentet,dhe të gjitha dukurit negative t’jera. PK,dhe EVSB,gjendjen e sigurisë e vlersuan të mirë dhe stabile. Gjat këti takimi u diskutuan edhe shumë qështje t’jera të rëndësishme si: Ardhja e bashkëatdhetarëve tanë në pushimet Verore. Dasmat,ahengjet e ndryshme etj. Sa i përket bashkatdhetarëve,u tha se mërgimtarët tanë do të ti presim në mënyrën më të mirë të mundëshme. T’ju krijojm hapsirë të lëvizin lirshëm në trafik,ne që gjindemi të përhershëm në Kosovë,mos të lëvizim nevojë e pa nevojë, mos ta ngarkojmë trafikun,sepse edhe ashtu është i ngarkuar. Rreth dasmave, u tha se duhet të vlenë sllogani “Të festojmë me

zemër e jo me armë”. E sa i përket sezonit verorë, Policia e Kosovës e kan projektin e bërë,dhe do të veprohet sipas projektit me përpikëri. Gjithashtu në këtë takim PK,kërkoj nga EVSB,bashkëpunim dhe senzibilizimin e qytetarëve me projekte të ndryshme. U diskutuan dhe probleme të t’jera të identifikuara si: Pishinat,zjarret,korr -shierjet,qentë endacak,puset e hapura etj. Pra të gjitha kto janë shqetësuese,por me bashkpunimin e të gjithëve,kto dukuri apo shqetësime do të ulen dukshëm.Krejtë në fund EVSB e Vitisë falënderoj Stacionin Policorë në Viti,konkretisht zv.Kom.me zyrtarët e tijë,për pritjen që na e bëri,për bashkëpunimin e mirë me EVSB-në,dhe për punën e tyre të pa lodhëshme “ ka thënë Koordinatori i EVSB-së:z.Imri Emërllahu.Aziz Zuka

You Might Also Like