Gjilan

Fadil Bllaca: Zoti më ka falur të jem shpëtimtar i njerëzimit

 Veprat e njerëzve janë të ndryshme gjatë jetës së tyre, ata përballën me sfida të ndryshme të cilat ja dhuron jeta. Njeriu i shpresave tek njerzit Fadil Bllaca, një jetë të tërë i’a kushtoi duke ju ndihmuar njerëzve me nevoja të veçanta sa herë që u kërkua nga ai. Bllaca i dashuruar në natyrë tani e më shumë se 20 vite, ishte njeriu i parë që zbuloi mrekullitë e malit Stanishor. Bllaca i cili kryen një punë humnaitare si zjarrëfiks, ai është edhe dhurues i madh i gjakut. “Që nga viti 1998 për herë të parë u dashurova në malet magjepse të Stanishorit, aty përjetova kënaqësinë shpirtërore të aromave të luleve, bimëve, lisave, pishave e shtigjet të cilat i ofron ky mjedis, kjo më bëri që menjëherë pas luftës ta formoj një shoqatë rekreative “Vullnetarët e Mëngjesit”, e cila tuboi shumë qytetar për të dalur çdo mëngjes që në orët e hershme të mëngjesit për ta shijuar mrekullinë që ofron ky mjedis”, bënë të ditur Fadil Bllaca. 60 vjeqari Bllaca thekson se shumë qytetar me probleme të ndryshme shëndetësore, kanë kërkuar nga ai që me udhëzimet e tija të ushtrojnë gjimnastikën e mëngjesit në këto male të fshatit Stanishor. “Kam me qindra raste që njerëzit kanë qenë të palëvizshëm të lidhur me shtrat për shumë vite, me udhëzimet e mia për të dalë në orët e hershme të mëngjesit në këto male dhe me ushtrimet gjimnastikore të cilat ne i preferojmë dhe që i kemi ndërtuar në këto male, ata qytetar sot vetën e ndien jashtëzakonisht mirë pa asnjë problem shëndetësor, për këtë jam shumë krenar që kam arritur që qytetarët e mi t`i vetëdijesoj se ushtrimet e mëngjesit dhe dalja në male e natyrë në orët e hershme të mëngjesit është shëndet për njeriun”. Bllaca ka një zemër të madhe të humanistit që nga mosha 17 vjeqare është dhurues i gjakut, ai gjerë më tani ka dhuruar 65 herë gjak sa herë që është kërkuar nga ai. “I falënderohem zotit që ma ka bërë të mundur që gjaku im shumë herë ka shpëtuar jeta të njerzve, jam shumë i lumtur që gjaku im ka gëzuar shumë familje, unë do të jem në shërbim të qytetarëve sa herë që e kërkon nevoja, kjo dashuri më ka lindur nga mosha 17 vjeqare nëse një pikë gjak i imi i ka shërbyer ndokujt për shëndet jam njeriu më i lumturi në botë”. Fadil Bllaca sot me krenari dhe dinjitet e kryen funksionin e zjarrfikësit në qytetin e Gjilanit. “Të jesh zjarrfikës dhe të punosh me një kolektiv të mrekullueshëm, është krenari, lus zotin që qytetarët të mos kenë nevojë për ne asnjëherë, por bëni kujdes dhe të jeni të vëmendshëm se me zjarr nuk ka lojë”. Qyteti i Gjilanit është me fat që ka një njeri siç është Fadil Bllaca, i cili është i lindur për humanizëm, është i respektuar nga të gjitha shtresat e qytetit. Bllaca asnjëherë në jetën e tij nuk pranoi as më të voglin shpërblim për humanizmin e tij. “Zoti më ka falë të tillë që t’ju dalë në ndihmë njerzve, këtë e kam trashigim nga prindërit e mi, ata më kanë edukuar se si duhet respektuar e dashur njeriun, ne kemi vetëm një jetë dhe këtë jetë duhet falur për mirësi kushdo që ka nevojë, e këtë mirësi do ta vazhdojë gjerë në frymën e fundit të jetës sime”, ka bërë të ditur humniasti i madh i qytetit të Gjilanit, Fadil Bllaca.

 

You Might Also Like