Futboll

Faton Maloku jashtë fushe deri në fund të sezonit

Drita nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në fundjavë me Trepçën ’89.

Por përveç barazimit gjilanasit kanë marrë një tjetër lajm të keq, pasi portieri i tyre Faton Maloku ka pësuar një lëndim të rëndë.

31-vjeçari pësoi lëndim gjatë një kërcimi për ta kapur një top brenda zonës.

Gazeta Olle ka mësuar se Maloku ka kryer tanimë ekzaminimet mjekësore dhe ka marrë lajmin e keq se këtë edicion do të qëndroj jashtë fushave.

Maloku ka këputur ligamentin acl dhe nuk do të jetë në gjendje të mbroj për Dritën këtë sezon, por as në garat evropiane.

Rikthimi i gardianit gjilanas në fushë pritet të bëhet në fillim të sezonit të ri 2023/24.

Për Dritën mungesa e Malokut  është shumë e madhe, pasi portieri i tyre ka qenë ndër pikat më të forta viteve të fundit. /Gazeta Olle/ 

You Might Also Like