Sportet me dorë

Kryetari Hyseni nderon me mirënjohje Elhami Shabanin, cili e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të Karatesë

Kryetari Hyseni nderon me mirënjohje Elhami Shabanin, cili e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të Karatesë

Gjilan, 2 qershor 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nderuar sot me mirënjohje karateistin e mirënjohur, Elhami Shabani, pasi e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të Karatesë

“Gaziantep 2022.

Parapakisht, kryetari Hyseni ka zhvilluar takim ne zyre me Shabanin, i cili shoqërohej nga përfaqësues të Federatës së Karatesë së Kosovës, përkatësisht me kryetarin e saj, Anvi Gashi.

“Ndjehem krenar për përfaqësimin dinjitoz dhe sukseset e arritura që sportistët tanë po na i sjellin çdo ditë”, ka thënë kryetari i Gjilanit.​

You Might Also Like