Futboll

FC Drita sërish gëzon fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor – PEMA

Klubi FC DRITA, për vitin e tetë radhazi ka qenë mysafire e Qendra e Kujdesit Ditor – PEMA, ku lojtarët dhe stafi janë pritur nga femijët më të dashur të kësaj shtëpie.

Festat e fundvitit tashmë janë shumë të ngrohta në këtë ambient ku nuk mungoi edhe befasia që femijët kishin përgatitur një kartolinë që i dedikohet klubit tonë, gjithashtu kishim mundësinë që nga afër të shohim ekspozitën me punimet e fëmijëve të qendrës Pema.

Duke ju dëshiruar shumë shëndet e lumturi, ne u përshendetëm me femijët për tu takuar sërish vitin tjetër.

Mirupafshim vitin tjetër! Gëzuar festat, FC DRITA.

You Might Also Like