SPORTI

Federata e Gjimnastikës e Kosovës për sukseset e arritura i ndau mirënjohje KGJ ”Halil Alidema”

Se puna dhe angazhimi shpaguhet kuptohet përmes mirënjohjeve publike, dëshmon edhe puna që po bënë punëtori sportive Hazir Alideema nga Pozharani,  i cili vite më parë  ka themeluar edhe klubin e parë të sportit të Gjimnastikës në komunën e Vitisë, të cilin e ka emërtuar me emrin e ish- sportistit të njohur të Anamoravës të ndjerit Halil Alidemës nga Pozharani.

Arsimtari Hazir Alidema e themeloi klubin e Gjimnastikës “”Halil Alidema” në Viti, me një qëllim të vetëm që edhe ky sport të jetë pjesë e sporteve grupore.

 

Që në fillim të punës në këtë klub u regjistruan një numër i konsiderueshëm i vogëlusheve të cilat përmes këtij klubi po tregojnë talentin e tyre në gjimnastikë përmes akrobacioneve dhe në këtë mënyrë ato tashmë po marrin pjesë edhe në shumë evenimenteve që organizohen në institucione në tubimet e tyre. KGJ ”Halil Alidema” është klubi i vetëm në Anamoravë dhe është duke treguar rezultate dhe suksese. Aktualisht klubi në gjirin e tij numëron rreth 30 anëtare gjimnaste.


Arsimtari Hazir Alidema që punon me këto vogëlushe, shprehet se është shumë i kënaqur me punën dhe angazhimin që po bëjnë këto vogëlushe dhe për këtë e me qëllim që të përfshinë numër më të madh të talenteve të këtij sporti, thotë se ka formuar edhe KGJ me të njëjtin emër edhe në Gjilan, ku kushtet për punë dhe stërvitje janë shumë të mira por edhe ndihma dhe përkrahja nuk po mungon.

Ndryshe vlen të theksohet se ditë më parë KGJ”Halil Alidema”, është nderuar edhe me mirënjohje nga Federata e Gjimnastikës e Republikës së Kosovës. Aziz Zuka

You Might Also Like