Viti

Fillojnë punimet në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Podgorcë gjithashtu po vazhdojnë punimet në sigurimin e ujit në fshatrat e tjera

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Podgorcë, ku kanë filluar punimet në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, por ka qendruar edhenë fshatin Letnicë ku janë duke vazhduar punimet në sigurimin e ujit të pijes. Bëhet më dije se këto projekte janë bashkëfinancim i Qeverisë së Zvicrës dhe Kosovës dhe në participim të komunës së Vitisë, kurse implementimi i tij, është duke u bërë nga DORSCH/CDI.
Kryetari Haliti theksoj se punimet në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, pritet së shpejti të fillojnë edhe në fshatin kufitar Debellde, ndërkaq janë duke vazhduar punimet edhe në fshatin Stubëll. Ndërkaq më parë në kuadër të këtij bashkëpunimi është bërë edhe ndërrimi i gypit të asbest betonit nga ujësjellësi i Letnices.Banorët e fshatrave Podgorcë dhe Letnicë mirëpritën punimet për sigurimin e ujit të pijes, duke falënderuar për këtë kryetarin Haliti si dhe qeverinë e Zvicrës dhe të Kosovës.Aziz Zuka

You Might Also Like