Futboll

Forca e Vllaznisë do të shihet përballë Flamurtarit

Vllaznia e Pozharanit ballafaqimin më të vështirë do t’a ketë këtë të shtunë në Prishtinë, ku do të përballet me liderin në tabelë, Flamurtarin.

Tekniku Sallah Sherifi, këtë të premte ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes dhe me bashkëpuntorin e tij, Elmaz Halimin , po tentojnë të nxjerrin 11-shën më të mirë që do t’i kundërvihet Flamurtarit së Prishtinës në ndeshjen që zhvillohet në kuadër të javës së shtatëmbëdhjetë.

Pas gjashtëmbëdhjetë xhirove, Vllaznia e Pozharanit është e pozicionuar në vendin e tretë, pozitë kjo që garanton një ndeshje barazhi për inkuadrim në Superligë, derisa Flamurtari është i pari, që nëse e mbanë këtë pozitë, pas dy mossukseseve në ndeshjet e barazhit në vitet paraprake do të kishte mundësinë që drejtpërdrejtë të inkuadrohet në elitën e futbollit kosovar.

You Might Also Like