Futboll

Gentjan Mezani e ka mbështetjen e plotë të SC Gjilani

 

Në SC Gjilani kanë përgënjeshtruar zërat se kryetrajneri i tyre Gentjan Mezani mund të largohet nga klubi. Një reagim i tillë vie pas disa zërave nëpër disa mediume se Mezani mund të largohet. Shih për këtë arsye SC Gjilani ka dalë me një komunikatë në të cilën thuhet:

 

KOMUNIKATË

SC Gjilani informon publikun se pas shkrimeve të fundit që po qarkullojnë nëpër mediumet dhe gazetat tona, kinse në fundin e sezonit trajneri i ardhur javë më parë, Gentjan Mezani, do të largohet nga klubi dhe ta lërë postin e kryetrajnerit dikujt tjetër.

SC Gjilani ju njofton se këto informata janë të pa vërteta dhe nuk qëndrojnë. Kryetrajneri i klubit, Gentjan Mezani, e ka besimin dhe mbështetjen e plotë të klubit.

Kjo nënkupton se spekulimet e bëra nëpër mediumet tona, janë për emra të përveçëm dhe për interesa të personave të caktuar, ndaj me anë të kësaj komunikate duam ti hedhim poshtë informatat e dala sot nga disa mediume.

SC Gjilani
Gjilan,30 Prill

You Might Also Like