Libri

GJARPRI I SHTËPISË

Nga PENA E FLAKËS 2020

Biser MEHMETI
GJARPRI I SHTËPISË

Gjarpri i shtëpisë
Flet me gurët e thyer
Nga dhembjet e prindërve

Në oxhakun e fikur
Tymi i nderzur vonë
Nëpër mure
Dhunon të kalurën

Arat plot beronja të thara
Hënës ia thejnë duart
Që i ka fshehur në humnerë

Fëmijët që qajnë pas mesnate
Nëpër varre gjurmuan
Djepin e lindjes së dështuar

Telat e këputura të çiftelisë
Këngës ia fshijnë lotët
Derisa ndezin zjarrin në oxhak

Nga çatia e molepsur
Korbat vajtojnë gjatë
Për dritat që nuk ndezen kurrrë

Gjarpri i shtëpisë
Po na i nxjerr sytë
E ne nuk e shohim

___________

( Fotografia, nga Rozafë Shpuza )

You Might Also Like