Futboll

Gjilani bëri rikthimin e madh

Gjilani dhe Ballkani kanë patur një paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen derbi të kësaj të diele, që është luajtur në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Pjesën e parë e ka dominuar Ballkani, që një herë e goditi traversën, derisa në këtë pjesë ia ka dalë edhe të shënojë, kur pas një sulmi të organizuar mirë në minutën 41, kur në të djathtë është shërbyer Tolaj, i cili i vetmuar para portierit Haxhihamza arriti që ta dërgojë topin në këndin e djathtë të poshtëm për rezultatin 0:1.

Pjesëloja e dytë ka nisur me dominim të plotë të Gjilanit, i cili ka patur një mori të rasteve, por pa ia dalë të shënojë. Në minutën 63, pas një harkimi të Prapashticës nga e djathta, mbrojtësi mysafir Halili luajti me dorë e gjyqtari tregoi në pikën e bardhë. Përgjegjësinë për të gjuajtur e mori Senad Jaroviq, i cili e dërgoi topin në këndin e epërm të portës, duke barazuar në 1:1.

Në minutën e fundit të shtesës, pas një harkimi të Ibrahimit nga e majta, topi shkoi deri te Shabani, i cili e nxori atë nga vija e fundores, hakoi në brendi, ku më së larti u shkëput Jaroviq, i cili me kokë qëlloi topin dhe e dërgoi në këndin e poshtëm të portës mysafire për rezultatin 2:1, që doli të ishte përfundimtar./kryelajmi.com/.

You Might Also Like