Futboll

Gjilani do të zhvillojë miqësore ndaj ish-kampionit të Maqedonisë së Veriut

Sport Club Gjilani, anëtar i Superligës së Kosovës në Futboll po e zhvillon fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Pas problemeve organizative si duket Gjilani i ka tejkaluar ato dhe tëashti nën udhëheqjen e kryetrajnerit Zekirija Ramadani është në vlugun e përgatitjeve për pjesën pranverore që është në prag.

SC Gjilani për momentin është në pozitën e katërt të tabelës së klasifikimit, me pikë të barabarta me Prishtinën, që është e treta, pozitë kjo që siguron pjesëmarrjen në Europa Conference League. Gjilni ka edhe një mundësi tjetër për të prekur Evropën, ngase ende është në garë për të fituar Kupën e Kosovës.

Ndeshja SC  Gjilani – Shkupi do të zhvillohet të martën në Stadiumin e Qytetit në Ohër, me fillim në 14./kryelajmi.com/.

You Might Also Like