Komisioni i Garave i FFK-së, në mbledhjen e vetë të mbajtur me datë 02.04.2024, duke vendosur lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 19-të të Bon Voyage U-21, si dhe të ankesës së ushtruar nga: S.C GJILANI U21, Komisioni i Garave si organ i autorizuar dhe kompetent, konform nenit 71 të Regullores së Garave, me datë: 02.04.2024 mori këtë:
V E N D I M
MIRATOHET si e bazuar ankesa e SC Gjilani U21 nga Gjilani dhe ndeshja e javës së 19-të e Superligës U-21 në mes të SC Gjilani – FC Malisheva regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të SC Gjilani.
A r s y e t i m
Komisioni i Garave në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 02.04.2024, konstatoi se SC-Gjilani U-21, ka ushtruar ankesë, për shkak se ekipi i FC Malisheva U-21, ka zhvilluar ndeshjen pa mjek dhe pa fizioterapeut, duke bërë shkelje të nenit 54 të Rregullores së Garave.
Gjatë administrimit të ankesës, si dhe shkresave u kostatua se në protokollin zyrtar të ndeshjes ka qenë i shënuar emri i mjekut Besim Suka (009174M86 ), por i cili nuk ka qenë i pranishëm në ndeshje e kjo dëshmohet nga protokoli zyrtar i dërguar para fillimit të ndeshjes dhe precizohet edhe në raportin plotësues të delegatit të ndeshjes.
Pasi që u konstatua që kemi shkelje të nenit 54 të Rregullores së Garave, janë përmbushur të gjitha kushtet që të miratohet ankesa si e bazuar e SC Gjilani U-21
dhe ndeshja e javës së 19-të në Bon Voyage Superligën U21, SC Gjilani – FC Malisheva, regjistrohet me rezultat 3:0 në favor të SC Gjilani U-21.
Nga theksimet e lartëshënuara u vendos si në dipozitiv të këtij vendimi.
Këshillë juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Kryetari i Komisionit të Garave
Abdyl Bellopoja