Gjilani e humb ndeshjen e dytë kontrolluese ndaj ekipit rus
Në ndeshjen e dytë kontrolluese që e ka zhvilluar gjatë përgatitjeve në Turqi, Klubi i Futbollit Gjilani ka pësuar humbje nga ekipi rus, FC Chayka Peschanokopskoye, me rezultat minimal 0:1.
Rusët ia kanë dalë të shënojnë një gol në minutën 30, që ishte i mjaftueshëm për fitoren e tyre.
Duhet theksuar se kryetrajneri Ismet Munishi, në këtë ndeshje përparësi u kishte dhënë lojtarëve nga stoli, ngase Gjilanin në ditët në vazhdim e presin edhe dy ndeshje më të vështira e me kundërshtarë më të fortë.
Gjilani u paraqit me këtë përbërje:
Arion Ymeri, Ylber Kastrati, Oltion Rapa, Franc Veliu, Blend Jakupi, Redon Ismajli, Donjet Shkodra, Edison Kqiku, Elton Calé, Shend Kelmendi, Fiton Hajdari.
Në bankën rezervë ishin: Enea Koliçi, Tomislav Sorsa, Muhamed Useini, Arbër Prekazi, Armend Halili, Yll Hoxha, Besar Musolli, Albert Dabiqaj, Agustin Torassa, Gerhard Progni, Blerim Krasniqi.
Kryetrajner: Ismet Munishi