Futboll

Gjilani me gola plot

Gjilani – Vllaznia 4-0

-Mbyllet ndeshja!
80′ GOL! Betim Haxhimusa ka realizuar sërish për vendasit, i cili gjendet bukur brenda zonës dhe realizon për 4-0.
75′ PENALTI! Gjuan Kastrati, por pret Kaçiu!
72′ GOL! Haxhimusa (Gjil) realizon sërish, derisa gjuan afër zonës me saktësi për 3-0.
55′ GOL! Haxhimusa (Gjil) qëllon saktë në këndin e djathtë të portës së Gashit, pas disa pasimeve të shkëmbyera me Karabeg për të shënuar 2-0.
51′ Haxhimusa (Gjil) gjuan jashtë portës pasi u shërbye bukur nga Karabeg.
-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!
40′ Haxhimusa (Gjil) gjuan pas harkimit të Thaçit, por vetëm pranë portës së Gashit.
30′ KARTON I KUQ! Elbasan Thaçi përjashtohet nga loja pasi mori dy kartonë të verdhë brenda një kohe të shkurtë. Tani Vllaznia luan me një lojtar më pak në fushën e lojës.
19′ GOL! Fisnik Papuçi gjuan nga distanca dhe dërgon topin në këndin e majtë të portës së Gashit dhe kalon ekipin vendas në epërsi 1-0.
15′ Ndeshje e qetë në Gjilan, me ekipin vendas që ka iniciativën, por ende nuk ka krijuar ndonjë rast të pastër shënimi.
-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Kaçiu, Thaqi, Kastrati, Bekteshi, Papuqi, Turku, Shaqiri, Karabeg, Kosumi, Haxhimusa, Aliu. Kryetrajner: Arbnor Morina

Vllaznia: Gashi, Isufi, Tusuni, Tahiri, Thaqi, Pantina, Bruti, Kastrati, Terziu, Shaqiri, Murati. Kryetrajner: Agron Selmani

Gjyqtarë: B.Kosumi, A.Ejupi, I.Kabashi, N.Raci,

Stadiumi: I Qytetit – Gjilan

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like