LAJME

Gjilani ka kaluar një ditë me reshje të mëdha të shiut, por gjithçka është nën kontroll

Gjilan, 15 qershor 2018 – Komuna e Gjilanit gjatë ditës së sotme është përfshirë nga reshje të mëdha të shiut, të cilat kanë përfshir me ujë të disa shtëpi nëpër lagje të ndryshme, duke shkaktuar dëme materiale, por pa rrezikim të jetës së njerëzve.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i shoqëruar edhe nga drejtori i Shërbimeve Publike, të cilëtb kanë inspektuar pikat e mundshme për vërshime kanë thënë se reshjet e shiut më të theksuara janë kryesisht nëpër disa lagje në qytet, si në lagjen e VIII, lagjen “Iliria”, ku ka depërtime të ujit nëpër disa shtëpi, por ekipet e zjarrëfikësve dhe ato të Komunës së Gjilanit janë duke intervenuar ku ka nevojë dhe gjendja është nën kontroll.

Ismajli, ka bërë të ditur se edhe në një pjesë e rrugës në drejtim të Ferizajit ka pasur vështirësi në lëvizje fillimisht, por gjendja tani është në normalitet.

Ndërsa nga verifikimi i gjendjes në fshatrat, Ponesh, Zhegër, Llashticë, Cërrnicë, Dobërçan, Pogragjë, Nasal, Velekincë, Kmetoc etj, sa i përket kulturave bujqësore, konfirmohet se nuk ka asnjë dëmtim dhe gjendja është normale.

Apelohet te vozitësit e automjeteve që shpejtësinë e lëvizjes ta përshtatin me kushtet atmosferike, për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm.

You Might Also Like