Gjilani ka një problem të madh, i cili është duke e përcjell nga fillimi i kampionatit e ky është mosefikasiteti. Ky ekip që po krijon raste, po shihet se ka sulmues të ngathtë që huqin nga çdo pozitë e një gjë e tillë u ndodhi edhe në ballafaqim me Flamurtarin e Prishtinës, me të cilin luajti baras 0:0.
Vendasit, që patën shumë raste shënimi, nuk ia dolën që së paku të shënojnë një herë. Sidomos nga pjesa e parë vlen të përmendet rasti i Isa Eminhazirit, i cili në një pozitë ideale për shënim, aq shumë e mbajti topin, sa që mbrojtësi mysafir e bllokoi atë.
Gjilani për pak sa nuk ka pësuar në pjesën e dytë, kur Bekteshi gaboi dhe ia fali topin lojtarit të huaj Oscar Vincente Mendes, i cili i vetmuar gjuajti jashtë.
Rast të mirë pati edhe Karabeg i Gjilanit, i cili nga një pozitë e volitshme, me kokë gjuajti drejt në portierin.