Gjilan

Gjilani ka organizuar dëgjime buxhetore me gratë, rininë, fermerët, profesionistë të arsimit, të shëndetësisë dhe profesionistë të kulturës, sportit e personat me nevoja të veçanta

Gjilan, 28 gusht 2023 – Komuna e Gjilanit ka organizuar shtatë dëgjime për planifikimin e  buxhetit 2024-2026, me gratë, rininë, fermerët, profesionistë të arsimit, të shëndetësisë dhe profesionistë të kulturës, sportit e personat me nevoja të veçanta.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me u.d. drejtorin për Buxhet dhe Financa, Ilmi Limoni kanë prezantuar kufijtë buxhetor për 3 vitet e ardhshme, ndërkohë që ka marrë pjesë dhe ka adresuar para të pranishmëve e kanë adresuar qëndrimet edhe drejtorët komunalë, Kushtrim Zeqiri, Doruntina Hasani, Ali Arifi e Albana Demiri.

“Për vitin 2023 buxheti ishte tre milion euro me i lartë, ndërsa në vitin 2024 do të jetë rreth 37 milion euro, në vitin 2025 mendojmë se do të jetë 39 milion euro, derisa në vitin 2026 do të jetë 41 milion euro. Po ashtu, projekt buxheti përbëhet edhe nga grantet qeveritare. Ndërsa, në vitin 2023 kategoria paga dhe mëditje është struktura me më së shumti shpenzime si dhe kategoritë e tjera me radhë. Po ashtu, në planifikim janë edhe 1.5 milion për pagesën e borxheve të Komunës”, ka theksuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

“Ne në këtë vit kemi shtuar edhe disa kategori të tjera që do të marrin kujdesin e Komunës së Gjilanit, pra kemi kategori te veçanta. Pra, kemi paraparë grante në të gjitha kategoritë dhe të gjitha kanë një rritje më të madhe të buxhetit krahasuar me atë që e kanë pasur deri më tash”, është shprehur ai.

Kryetari Hyseni me bashkëpunëtorët u janë përgjigjur të gjitha kërkesave të qytetarëve, të cilat do të inkorporohen në planifikim të buxhetit me të gjitha mundësitë e Komunës së Gjilanit.

Ndërkohë, nesër (e martë) pritet të mbahen edhe dy dëgjime, që janë të fundit në këtë cikël të dëgjimeve për planifikim të buxhetit: me komunitetet jo-shumicë (10:00) dhe me këshillat lokalë të fshatrave (14:00), në sallën e Kuvendit Komunal.​

You Might Also Like