Futboll

Gjilani mbetet pa humbje

Gjilani dhe Prishtina i kanë ndarë pikët në një ndeshje që është zhvilluar këtë të shtunë. Për 90 minuta lojë rrjetat kanë mbetur të patundura përkundër se të dy ekipet patën raste të mira shënimi. Gjilani rastet më të mira i ka pasur në pjesën e parë, derisa Prishtina ishte më e rrezikshme në pjesën e dytë.

Fillimisht Gjilani ka rrezikuar në minutën 15, kur Eminhaziri ka dhënë një gjuajtje dënimi nga largësia, por topi ka shkuar jashtë portës. Rast shumë të mirë ka patur Thaqi në minutën e 34 kur ka shpërthyer nga e djathta dhe kur ishte ballë për ballë me portierin mysafir nuk ka arritur ta mposht atë. Bekaj, portier i Prishtinës, ka pritur edhe një gjuajtje të Eminhazirit pak para se të përfundojë pjesa e parë.

Mysafirët rastin më të mirë e patën në minutën 76, por Mankenda ndonëse ishte i vetmuar para portierit Kaqiu, ka gjuajtur jashtë portës. Dy minuta më pas ka rrezikuar Shaqiri, që ka gjuajtur mbi portë.

You Might Also Like