Futboll

Gjilani mbetet pa lojtarin më të mirë

KF Gjilani ka mbetur pa lojtarin më të mirë. Portieri Faton Maloku, që ka kaluar të gjitha gjeneratat e reja të KF Gjilani, për t’u bërë më pas i pazëvendësueshëm në portën e ekipit bardh e kuq, tashti ka ndërruar mjedis dhe do të jetë pjesë e Ferroniklit nga Drenasi. Ai edhe më herët kishte qenë pjesë e këtij ekipi, por kësaj radhe siç duket ai do të qëndroj më gjatë në Drenas, ngase ka nënshkruar një kontratë që atë e mbanë të lidhur me ekipin e Ferroniklit për një vit e gjysmë.

Kohëve të fundit ishte përfolur shumë se Faton Maloku mund të ndërroj ekip dhe një gjë e tillë ndodhi, kurse Ferronikli, që edhe sivjet mëton titullin e kampionit në radhët e veta ka angazhuar edhe dy futbollistë të tjerë tejet cilësor, Labinot Osmanin dhe Yll Hoxhën.

You Might Also Like