Gjilani e ka nisur me fitore fazën përgatitore në Antalya të Turqisë.
Djelmoshat e Ardia Nuhiut kanë triumfuar me rezultat 2-1 ndaj skuadrës kazake Kaysar.
Kryetrajneri Ardian Nuhiu kishte përgatitur një formacion të miksuar të futbollistëve në dy pjesët e lojës, teksa përpos golave të realizuar Gjilani krijoi raste të shumta shënimi.
Drin Ymeri zhbllokoi ndeshjen në minutën e 28-të duke përfituar nga një shërbim i kapitenit Edison Kqiku nga krahu i djathtë për 1-0.
Gjilani u ndëshkua në fundin e pjesës së parë, pas një ndërprerje të ekzekutuar nga krahu i majtë (1-1).
Në pjesën e dytë të lojës Gjilani krijoi sërish një mori rastesh, derisa golin e gjeti në minutën e 60-të të ndeshjes.
Oltion Bilalli u gjend bukur brenda zonës dhe me një goditje të saktë e riktheu epërsinë (2-1). /Gazeta Olle/