Futboll

Gjilani mposhti thellë Lirinë dhe shkon tutje në Kupë

Duke qenë larg kreut në tabelë, duket se mundësia e vetme e SC Gjilanit për të dalë në Evropë është Kupa e Kosovës. Pikërisht në një ndeshje të tillë ndaj Lirisë, anëtare e Ligës së Parë të Kosovës, SC Gjilani ka nxjerrë në fushë ekipin e parë dhe që në minutën e tretë ka marrë një dush të ftohtë, ngase për 0:1 ka shënuar lojtari i Lirisë Susuri.

Duket se kaq ishte forca e prizrenasve, ngase pak para përfundimit të pjesës së parë, Gjilani ia doli të barazojë për 1:1 nëpërmjet Roganoviqit.

Në pjesëlojën e dytë ishte një lojë krejt ndryshe, ngase kuq e bardhët ia dolën të shënojnë edhe tri herë, në minutat 53 (Kushtrim Shabani), 76 (Oltion Bilalli) dhe 82 për rezultatin përfundimtar Gjilani – Liria 4:1 (Yll Ibrahimi). /kryelajmi.com/.

You Might Also Like