Futboll

Gjilani ndeshjen e parë e luan më 7 korrik në “Fadil Vokrri”, kthyesen më 14 korrik në “Dugava” të Letonisë

Football Klub Liepaja është kundërshtari i Sport Club Gjilani në rundin e parë të UEFA Conference League.
Klubi është formuar në vitin 2014 dhe ka patur jo pak suksese në kampionatin e Letonisë, duke fituar dy herë kupën e vendit dhe një herë janë kurorëzuar me titullin kampion.
Nga edicioni 2016/17 janë pjesëmarrës të rregullt në garat ndërkombëtare, duke luajtur në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës, dhe tani të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 7 Korrik me fillim nga ora 20.00, ndërkohë ndeshja kthyese do të luhet më 14 Korrik në stadiumin “Daugava” në Liepaja të Letonisë.

You Might Also Like