Gjilan

Gjilani nis organizimin e  dëgjimeve buxhetore

Komiteti për Politikë dhe Financa në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit, ka filluar me organizimin e dëgjimeve buxhetore për vitin 2020, me qëllim që prioritetet e investimeve që bëhen nga Komuna e Gjilanit të jenë në raport të njejtë me kërkesën e qytetarëve në fshatra dhe lagje të ndryshme.

Të hënën janë mbajtur dëgjimet buxhetore në Zhegër ku përfshihen fshatrat e Grykës së Karadakut dhe në lagjet, “Aërbëria” e “Zabel…”.

Për rëndësinë e këtyre dëgjimeve buxhetore, kanë folur drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi dhe shefi i GK të këshilltarëve të LDK’së, njëherit anëtar i Komitetit për Politikë dhe Financa, Avdyl Aliu.

Banorët e këtyre lokaliteteve kanë parashtruar para përfaqësuesve të Komunës kërkesat, nevojat, problemet dhe projektet e nevojshme për t’i futur në planifikim për vitin 2020.

Ndërkaq, orari i dëgjimeve tjera buxhetore është si vijon:

3 shtator

Takimi me shoqërinë civile, gratë, rininë dhe komunitetet, në sallën e Kuvendit të Komunës, ora 13:00,

Në fshatin Malishevë (Ora 17:00, në shkollën “Abdullah Tahiri”)

Në fshatin Përlepnicë me fshatrat përrreth (Ora 18:00, në sallën e këshillit të fshatit)

4 shtator:

Në fshatin Bresalc me rrethinë (Ora: 17:00, në shkollën “Ibrahim Uruqi”)

Në fshatin Livoç i Epërm (Ora: 18:00, në shkollën “Vatra e Diturisë”).

You Might Also Like