Futboll

Gjilani organizon panairin e sportit dhe turneun në futboll të femrave “Fadil Vokrri”

Gjilan, 27 shtator 2018 – Organizuar nga Komuna e Gjilanit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, sot në Gjilan janë mbajtur dy evenimente sportive, panairi i sportit, ku pjesëmarrës kanë qenë 20 klube sportive të Komunës së Gjilanit, të cilat kanë prezantuar kapacitetet sportive që ka Gjilani në fusha të ndryshme të sportit dhe për herë të parë në Kosovë është duke u mbajtur edhe turneu në futboll të femrave, “Fadil Vokrri”.

Në turnirin në futboll të kategoria e femrave, turneu “Fadil Vokrri”, ku janë duke marrë pjesë përfaqësuesit e familjes së legjendës së sportit Fadil Vokrri, djali Gramos Vokrri, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, udhëheqës të kulturë dhe sportit gjilanas, përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës, Vjollca Krasniqi dhe Bekim Rexhepi.

Ata kanë përshëndetur organizimin e këtyre dy eventeve të rëndësishme për sportin në Kosovë, duke potencuar se sporti në përgjithësi është një ambasadorë i fuqishëm që shqiptarët i ka prezantuar me krenari të lartë kudo në botë.

Ky turne që mbanë emrin “Fadil Vokrri”, ka nisur në orën 15:00 dhe do të vazhdoj deri në orët e vona me klubet garuese Intelektualet-Gjilan, Tirana AS, Tetova dhe Kosova e Prishtinës.

Për ndryshe, panairin e sotëm që është mbajtur në qendër të Komunës së Gjilanit, e kanë vizituar në mënyrë të organizuar nxënësit e shkollave fillore, fëmijët e Institucioneve Parashkollore dhe qytetarë të shumtë.

You Might Also Like