Këtë të shtunë nis edicioni pranveror i Superligës së Kosovës në Futboll. Sport Club Gjilani, në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan e pret Ferizajn e përforcuar, në ndeshjen që do të nis në ora 13.
Dy ekipet, Gjilani e Ferizaj kanë aspirata të kundërta në këtë kampionat. Gjilani me fitore eventuale mëton që të jetë sa më afër pozitës që siguron daljen në Evropë, ndërkohë që Ferizaj që është në fund të tabelës së klasifikimit në këtë ndeshje kërkon fitoren me qëllim që sa më parë të ik nga fundi i tabelës./kryelajmi.com/.