Futboll

Gjilani sjell edhe dy lojtarë

Klubi Futbollistik “Gjilani” ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me dy futbollistët, një nga KF Ferizaj dhe tjetri nga KF Goblen I Maqedonisë e ata janë Edon Sadriu dhe Egin Sherifi.

Edon Sadriu vjen nga rradhët e KF Ferizaj-t dhe luan në pozitën e sulmuesit të krahut. Edoni ka qenë një titullar i padiskutueshëm në sezonin e fundit dhe gjithashtu ka patur edhe ftesë nga Reprezentacioni U-19 i Kosovës.

Ergin Sherifi vjen nga rradhët e KF Goblen nga Kumanova dhe luan në pozitën e mesfushorit defansiv. Sherifi i cili vjen nga kampionati i futbollit maqedonas, gjithashtu ka qenë një titullar i padiskutueshëm në skuadrën e tij dhe pritet të mbulojë hapsirat e repartit të mesfushës.

 

You Might Also Like