Gjilan

Gjilani sot arriti 38,4 gradë celsius

Gjilani e Kamenica thyen rekordin vjetor të vitit 1963 sa i përket temperaturës maksimale, pasi sot në këto dy qytete maksimalja e temperaturës ishte 38.4 gradë Celsius për dallim nga vitit 63 që ishte 37.1

Afër thyerjes së rekordit të nxehtësisë ishte edhe Peja, pasi sipas zyrtarit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Bashkim Kastrati, në vitin 1987 ishte temperatura më e lartë në këtë qytet me 38.2 gradë Celsius, ndërsa sot ishte 37.8.

Kurse, rekordin për temperaturat më të larta ndonjëherë e mban Prizreni me 40.8 gradë Celsius të regjistruara më 1987 dhe Mitrovica me 40 gradë Celsius, temperaturë kjo që u regjistrua po ashtu në vitin 87.

You Might Also Like