Sporte të tjera

Gjimnastet e KGJ “Halil Alidema” u përgatitën në Golem afër Durrësit

Gjimnaste të Klubit të Gjimnastikës “Halil Alidema” nga Gjilani e Vitia për pesë ditë me radhë kanë qëndruar në Kampin e organizuar në Golem, afër Durrësit në Shqipëri.

Siç ka theksuar Hazir Alidema, kryetrajner në këtë ekspeditë kanë qenë të përfshirë 53 anëtarë, nga të cilët 35 ishin gjimnaste, ndërsa të tjerët prind të tyre. Ata kanë ushtruar nën përkujdesjen e trajnerëve Hazir Alidema dhe Genc Alidema. Kjo punë ka përfshirë përgatitjen fizike, ushtrime gjimnastikore dhe not. Është punuar tri herë në ditë.

“Ky është viti i tretë që gjimnastet shkojnë në këtë kamp, kurse hoteli ku kanë qëndruar gjimnastet ka qenë i pajisur me pishinë dhe ai është shfrytëzuar për not, dy orë para dite dhe dy orë pas dite”, ka theksuar Hazir Alidema, kryetrajner i Klubit të Gjimnastikës “Halil Alidema”./kryelajmi.com/.

You Might Also Like