Pingpongistët e Gjimnazit Natyror „Xhavit Ahmeti“, Eronit Rrahmani, Anes Zymberi dhe Lir Salihu, të udhëhequr nga trajneri i tyre Blerim Shala, magjistër i Shkencave Sportive janë kampionë rajonale në pingpong, ngase këtë të shtunë, në finale kanë mundur bashkëmoshtarët e tyre nga Vitia me rezultat 3:0.
Është ky edhe një sukses i madh i punëtorit të palodhshëm profesorit Blerim Shala, I cili për sivjet Gjimnazin Natyror „Xhavit Ahmeti“ e kualifikoi në tri gara republikane, duke ngadhënyer në garat rajonale në tri sporte pingpong – djemtë, basketboll – djemtë dhe futsall – vajzat. Por kjo nuk është e tëra, ngase siç shprehet Shala, në vitin që vjen ka edhe gara të tjera dhe edhe në to pret rezultate të mëdha.
Vitrinat e Gjimnazit Natyror „Xhavit Ahmeti“ janë të mbushura me kupa, medalje e mirënjohje, që është dëshmi se në këtë kolektiv punohet dhe i kushtohet sportit një rëndësi jashtëzakonisht e madhe. Nxënësit tanë, të udhëhequr nga mësimdhënësit e tyre kanë shumëçka për të thënë e për të treguar, andaj përgëzime për këto suksese!