ARSIMI

GJIMNAZI NATYROR ”XHAVIT AHMETI” ORGANIZOI PRITJE PËR NXËNËSIT FITUESË NË GARAT E FIZIKËS

Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror ‘’Xhavit Ahmeti’’ ka pritur nxënësit fituesë në garat e fizikës që janë mbajtur në Prishtinë. Olt Bajrami, nxënës i klasës XII-6 ka zënë vendin e parë në garat e Fizikës, derisa nxënësi tjetër Melos Hajrullahu nga paralelja XII-1 ka zënë vendin e tretë dhe janë kulaifikuar për garat olimpike. Në këtë ngjarje, ku të pranishëm ishin edhe mësimdhënësit e tyre, Shkëlqim Zunçe dhe Saud Rrahmani, drejtori Bekim Mustafa, ka theksuar se këta nxënës na kanë përfaqësuar denjësisht, kurse ne si shkollë jemi munduar që t’u krijojmë kushte për suksese më të mëdha. Ai ka thënë se beson se edhe në garat vijuese këta nxënës do të na përfaqësojnë si është më së miri dhe se nxënësi Olt Bajrami, tashmë ka përvojën e duhur, ngase edhe vitin e kaluar ai ka qenë ndër fituesit për klasat e njëmbëdhjeta.

‘’Ju e keni përpara perspektivën dhe asgjë nuk duhet të ju demotivojë. Ecni përpara drejt sukseseve’’, u ka thënë nxënësve fituesë drejtori Bekim Mustafa.

Shkëlqim Zunçe, professor i fikës, ka thënë se është krenari të punosh me nxënës siç janë Olti dhe Melosi, andaj atyre u ka uruar suksese edhe në të ardhmen, derisa Saud Rrahmani, mësimdhnës i Fizikës, ka thënë se roli i mësuesit është që të motivojë dhe realizojë arritjen e rezultateve e sidmos në gara të ndryshme.

‘’Nga viti i kaluar ne kemi formuar Klubin e Fizikës dhe rezultoi si një pikënisje për përgatitjen e nxënësve në gara dhe për realizime të demonstrimeve eksperimentale. Unë u uroj suksese dy nxënësve tanë në gara olimpike dhe kualifikimin në gara evropiane apo botërore’’, ka thënë Saud Rrahmani, profesor i Fzikës në Gjimnazin Natyror ‘’Xhavit Ahmeti’’.

Dy nxënësit fituesë që po punojnë me vullnet edhe më të madh kanë theksuar se janë duke u mundur që të dalin sa më mirë në garat në vijim dhe për këtë qëllim kanë falënderuar drejtorinë e shkollës dhe mësimdhënësit e tyre për përkrahjen që po u japin.

You Might Also Like